Kiara Tito ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e saj.
Moderatorja ka mbushur 24 vjeç ndërsa ka organizuar një festë të veçantë me miq dhe të afërm ku çdo gjë ishte e kuruar deri në detaj.
Kiara ka postuar në instagram një video përmbledhëse të asaj çfarë ndodhi në ditëlindje ku shohim se gjithçka ishte organizuar në mënyrë perfekte.
Kiara shfaqet e veshur me një fustan të bardhë me gurë dhe xixa e ndërsa është duke kërcyer e shohim që i rrëshket këmba dhe bie në shesh.
Moderatorja thotë se u vra pak, por ja vlejfi, çka nënkupton se ditëlindja e saj shkoi mjaft mirë dhe me aq sa mund të shohin në video jemi të bindur që kështu ka ndodhur.
Kiara është vënë në qendër të vëmendjes pak kohë më parë për shkak të thashethemeve për një lidhje me këngëtarin Butrint Imeri, thashethemë që në fakt asnjëherë nuk u vërtetuan, pasi asnjë prej tyre nuk tha çfarë ndodhi në të vërtetë.
https://www.instagram.com/p/B7tDy7in692/Link: https://www.instagram.com/p/B7tDy7in692/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7Gxy97n0Il/