ShowBiz

“Më lini rehat, përherë më keni bërë keq”, Rike reagon ashpër ndaj mediave

Ish banorja e Big Brother Rike Roçi ka postuar gjatë ditës së djeshme një urim për boksierin e njohur Kristi Prenga shoqëruar me një foto së bashku.

Kaq ka mjaftuar që në media të aludohej për një lidhje të saj me boksierin, e madje gjatë ditës së sotme u përfol edhe për një fejesë të saj.

Por nga të gjithë zërat asnjë gjë nuk rezulton të jetë e vërtetë.

Të paktën kështu ka thënë vetë Rike në një shkrim në instagram ku sqaron se të urosh dikë për ditëlindje nuk do të thotë se deklaron lidhjen me të apo se je fejuar.

“Me lini rehat, përherë, më keni bërë keq, keni 10 vjet që ju ka ngel goja modelja e BB, kjo sepse nuk dini asnjë gjë për jetën time por vetëm shpikni, nuk kam folur kurrë për jetën time private dhe nuk do ta bëj kurrë”, shkruan Rike në reagimin e saj.

Link: https://www.instagram.com/rike_roci_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6lYX6gIZyrXvTJzObSGGqhN4qFfbHE7_6b38g0/