Moderatoret Orinda Huta dhe Albana Nanaj kanë qenë së fundmi në një udhëtim në Abu Dhabi për të realizuar puntatën e radhës së “check in”.
Po duket se ky udhëtim nuk ka shkruar tamam ashtu siç duhej, kjo për shkak të një incidenti që i detyroi të kalonin të paktën 4 orë në komisariat.
Vajzat në disa video të publikuara në instagram thonë se po të ishte për ndërhyrjen e një miku mund të kishin qëndruar aty shumë më gjatë.
Por se çfarë ka ndodhur në të vërtetë ato premtojnë ta tregojnë gjatë emisionit i cili transmetohet sot në “Tv Klan”.
Pasi kanë mundur të dalin nga komisariati ato kanë filluar të reagojnë me humor ndaj gjithë situatës së krijuar, megjithatë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë do të mund ta mësojmë vetëm gjatë transmetimit të sotëm.
Link: https://www.instagram.com/orindahuta/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7q_2-Jn6If/