ShowBiz

Pas videos me ishin, Fero flet për herë të parë për Arbenitën, na la pa fjalë

Fero dhe Arbenita një prej çifteve më të përfolura të showbizit vazhdojnë të jenë ende në qendër të vëmendjes me zërat për ndarje e ribashkim të cilat prej kohësh po qarkullojnë në media.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e medias ishte një video ku modelja shfaqet duke u puthur me një mashkull misterioz.

Menjëherë pas videos modelja ka reaguar duke shpjeguar se ajo video është bërë katër vite më parë dhe se nuk është normale që dikush ta përdori pas kaq kohësh për të marrë famë dhe për të dëmtuar figurën e saj.

Me këtë rast ajo ka sqaruar njëherë e mirë se vazhdon të jetë e lidhur me Feron, nuk janë ndarë asnjëherë dhe tha gjithashtu se është shumë e dashuruar me të.

Nga ana tjetër reperi ka qëndruar në heshtje si ndaj videos ashtu edhe ndaj deklaratave të saj, të paktën deri tani.

Së fundmi reperi ka vendosur të thotë diçka për Arbenitën përmes një fotoje të publikuar në instagram.

Ai dhe modelja pozojnë të lumtur dhe të përqafuar, ndërsa Fero shkruan: “Dashuria ime e përjetshme”.

Link: https://www.instagram.com/ferofera/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4fHu5MF2am/,https://www.instagram.com/p/BrSn32MndME/