Eli Fara është një prej këngëtareve më të dashura për publikun e konsideruar gjithmonë si një ikonë bukurie.
Atë e kemi parë gjithnjë në formë, të kuruar dhe thuajse gjithmonë me të njëjtin stil dhe pamje.
Këngëtarja shumë rallë ka guxuar me pamjen e saj.
Atë gjithnjë e kemi parë me flokë të gjatë të zinj kryesisht të drejta, por së fundmi ka vendosur të eksperimentojë pak duke i lyer flokët me tonalitete të blusë.
Në një foto të postuar së fundmi në instagram Eli duket se ka luajtur pak me ngjyrën e flokëve të cilat duken si blu në lejla të errët.
Në foton e postuar në instagram këngëtarja duket në super formë dhe i ka besuar të gjithë me pamjen e saj rinore të cilën do ta kishin zili edhe 20 vjeçaret.
Kjo ngjyrë e re flokësh e bën këngëtaren të duket edhe më e bukur, çka ju ka rënë në sy edhe fansave e miqve të saj, të cilët nuk kanë hezituar ta komplimentojnë për pamjen.
https://www.instagram.com/p/B72pQpgB7xS/Link: https://www.instagram.com/p/B72pQpgB7xS/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7s8_7DBqXe/