Xhensila Myrtezaj nuk i ka rezistuar dot tendencës së kohës për të ndryshuar look përmes prerjes së flokëve ne modelin më trendy të momentit.
Një pjesë e mirë e personazheve të njohura të ekranit prej kohësh kanë vendosur të ndryshojnë pamje duke kaluar nga flokët e gjata poshtë supeve, në të shkurtëra deri në mes të qafës.
Kësaj mode i është bashkuar edhe Xhensila e cila ka vendosur të shkurtojë flokët mbi supe.
Ajo ka postuar në instagram një foto ku shfaqet me Besin duke parë njëri tjetrin.
Këngëtarja nuk ka bërë asnjë koment për flokët, por ka shkruar: “Kur ti i thua rri pak serioz! Ai të përgjigjet ke ngatërruar adresë”
Ndërsa sa i takon flokëve, mund të themi se këngëtarja duket shumë bukur, madje shumë më bukur se me flokë të gjatë.
Këtë e kanë vënë re edhe fansat e miqtë e saj, të cilët nuk kanë nguruar ta komplimentojnë për pamjen e re.
https://www.instagram.com/p/B71UnE3hCOg/Link: https://www.instagram.com/p/B71UnE3hCOg/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6Lh25dhHZq/