ShowBiz

Vetëm një vjeç, di të numërojë dhe thotë bravo, kjo video e Hanës na i zbukuroi ditën

Hana vajza një vjeçare e Loredanës dhe Mozzik është një prej fëmijëve më të famshëm të showbizzit.

Pas ndarjes së çiftit ajo po jeton me Loredanën e cila poston vazhdimisht foto e video të shumta me vogëlushen.

Tashmë ajo ka filluar të hedhë hapat e parë, por edhe të imitojë fjalët e para.

Në disa video të shpërndara në instagramin e këngëtares, Hana ka mësuar të trokasë duart dhe të thotë bravo duke na i bërë ditën edhe më të bukur.

Ndërsa në një tjetër video ku Loredana numëron deri në shtatë, Hana vijon numërimin duke thënë tetë, e më pas dhjetë pasi këngëtarja ka thënë numrin nëntë.

Ajo sapo ka mbushur një vjeç dhe duket një fëmijë shumë i zgjuar.

Në videot dhe fotot e publikuara vazhdimisht nga Loredana dhe Mozzik, vogëlushja duket gjithnjë e më e këndshme.

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5fbYwXFaV5/