ShowBiz

Dua dhe Anwar në një club striptistësh, çmendet këngëtarja, mbulon me lekë balerinat

 

Një video ku këngëtarja Dua Lipa është duke mbuluar me para dy striptiste në një club nate është duke bërë xhiron e rrjetit.

Këngëtarja ka shkuar në klab për të festuar pas ceremonisë së çmimeve Grammy e ftuar nga Lizzo së bashku me partnerin e saj Anwar Hadid si dhe këngëtaren Rozzalia.

Ajo shfaqet shumë pranë vajzave striptiste ndërsa e shohim të lëshojë një tufë lekësh në drejtim të tyre.

Kjo video dhe veprimi i këngëtares ka ngjallur replika të shumta ku një pjesë e mirë e komentuesve e kanë quajtur jo fort të hijshëm atë çfarë po bën Dua.

Sipas tyre ky nuk është një gjest që i shkon për shtat një femre dhe aq më tepër Dua Lipës, Rozalias apo Lizzo.

Njëra prej komentuese thotë se ato po ulin figurën e femrës ndërsa më pas hiqen si feministe.

Fansat e këngëtares në fakt janë habitur nga veprimi i saj i cili sipas tyre nuk është në natyrën e saj.

Deri tani këngëtarja ka preferuar të heshtë, duke mos reaguar pavarësisht kritikave kundrejt saj.

 

https://www.youtube.com/watch?v=HI7mnUiMrXA

Link: https://www.youtube.com/watch?v=HI7mnUiMrXA

https://www.youtube.com/watch?v=Houf2MUXteU

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Houf2MUXteU

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B71Y8KJB9GK/