Bora Zemani dhe vëllezërit Donald e Romeo Veshaj, kanë qenë duke regjistruar emisionin ndërsa kanë ndier lëkundjet e forta të tërmetit.
Ashtu si shumë të tjerë edhe ata kanë reaguar me frikë ndaj fenomenit në fjalë duke ja mbathur me vrap në momentin që kanë ndier lëkundjet.
Këtë moment Bora e ka shpërndarë në instagramin e saj ndërsa shkruan se nuk ndihet aspak krenare për reagimin krahasuar me emisionet që e kanë përjetuar live.
Ajo thotë se janë si shumica e njerëzve që në rast paniku vrapojnë me vrap, ndërsa i këshillon njerëzit që të mos veprojnë si ata, por të ruajnë qetësinë në situata të tilla.
Kjo video e tyre është shoqëruar me komente plot humor dhe të qeshura nga fansat, megjithatë ka edhe nga ata që e mirëkuptojnë reagimin e tyre, pasi është gjithmonë e vështirë ta ruash qetësinë.
https://www.instagram.com/p/B75vS2UjXXC/Link: https://www.instagram.com/p/B75vS2UjXXC/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bve6lVnnMaK/