ShowBiz

Lorik prezanton të bijën, portreti i vogëlushes në shpatullën e të atit na i zbukuroi ditën

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij arkitektja italiane Monique u bënë prindër për herë të dytë dy javë më parë.

Ata u bekuan këtë herë me një vajzë të cilën vendosën ta quajnë Enkeleida.

Dy javë pas lindjes së vogëlushesh ish kapiteni i kombëtares ka vendosur ta prezantojë të bijën me një foto shumë të veçantë në instagram.

Ai ka postuar në instagram një foto shumë të bukur ku shfaqet duke mbajtur të mbështetur tek supe të bijën.

“Enkelejda mbush sot dy javë dhe vendosëm ta prezantojnë”, shkruan Loriku krahas fotos ku shfaqet me të bijën një prej portreteve më të bukura që kemi parë prej tij.

Enkelejda është fëmija i dytë i çiftit Cana.

Disa vite më parë ata u bënë prindër për herë të parë pas ardhjes në jetë të djalit të tyre Bojken.

https://www.instagram.com/p/B76TxVTh2cM/

Link: https://www.instagram.com/p/B76TxVTh2cM/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B43BDJ8hmyQ/