ShowBiz

Mëngjesi i ëmbël i Arianës, nuk do ta besoni me çfarë pamje zgjohet

Ariana dhe Ermal Fejzullahu u bënë prindër për herë të katërt disa muaj më parë me ardhjen në jetë të Anës.

Që prej kohës kur Ana u bë pjesë e familjes ata i shohim të postojnë vazhdimisht foto e video me vogëlushen e cila ka filluar të rritet dhe të bëhet një bukuroshe e vërtetë.

Ariana ka vendosur këtë herë që t’ju thojë mirëmëngjes miqve dhe fansve të saj me disa foto shumë të bukura të Anës.

Vogëlushja është shtrirë në krevat dhe shikon gjithë kureshtje nga kamera, ndërsa në foton tjetër ka vendosur duart në gojë.

Ana ka veshur një kostum ngjyrë kafe me lule ndërsa në kokë mban një kapuce në ngjyrë të verdhë.

“Mirëmëngjes vogëlushja ime Ana”, shkruan Ariana krahas fotove të vajzës, ndërsa të shumtë janë ata që e kanë pëlqyer dhe komentuar portretin e saj të ëmbël.

Ariana dhe Ermali janë prindër të katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djali, ndërsa pas ardhjes në jetë të Anës thanë se e duan edhe një djalë tjetër.

https://www.instagram.com/p/B7-f1tlhMFx/

Link: https://www.instagram.com/p/B7-f1tlhMFx/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5-tUaJhBNC/