ShowBiz

“Të uroj nga largësia nuk është e lehtë”, Sabriu uron të bijën me fjalët më emocionuese

E bija e Sabri Fejzullahut, Bulza ka sot ditëlindjen dhe këngëtari ka menduar ti dedikojë disa fjalë shumë të veçanta në ditën e saj të lindjes.

Ai ka postuar në instagam një foto së bashku me të bijën ndërsa i uron edhe pse nga larg edhe 100 vite të lumtura së bashku me familjen e saj.

Këngëtari thotë se nuk është e lehtë që ta urojë nga larg dhe të mos jetë pranë saj në këto momente, por kur ajo është e lumtur edhe ata janë shumë të lumtur për të.

Ai i thotë të bijës që të festojë sot me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj, ndërsa i shpreh gjithë dashurinë prej prindi duke na emocionuar të gjithëve.

Këngëtari ndërkaq ka marrë shumë urime nga miqtë dhe fansat e tij për ditëlindjen e së bijës.

https://www.instagram.com/p/B8BT2ONFoBq/

Link: https://www.instagram.com/p/B8BT2ONFoBq/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuE9XfrHHUe/