ShowBiz

Dasëm në horizont, Rezarta poston unazën me diamantë dhe mbetëm pa fjalë

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha shumë shpejt do të martohen me një ceremoni madhështore.

Këngëtarja ka postuar në instagramin e saj unazën e propozimit si dhe përgjigjen e saj pozitive.

Në foton ku shfaqen duart e tyre, shohim unazën e veçantë me gurë diamanti me të cilën Ermali e ka propozuar Rezartën.

Unaza ka një gur të madh në mes, ndërsa është e rrethuar nga shumë gurë të vegjël dhe është shumë e veçantë.

Rezarta krahas fotos shkruan: “Përgjithmonë po, atmosferë dasme, Ermal Hoxha të dua”, ndërsa jep kështu një prej lajmeve më të rëndësishme.

Ajo nuk e ka zbuluar se kur do të jetë data e dasmës, por me siguri do të na njoftojë në postimet e ardhshme me detajet.

Link: https://www.instagram.com/rezartashkurta/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByHyVdiJllQ/