ShowBiz

Leonita poston foton më të ëmbël të së bijës, nuk do ta besoni si reagon kur e puth i ati

Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita janë bërë prindër të një vajze pak muaj më parë.

Vetë Leonita ka postuar vazhdimisht foto të së bijës duke zbuluar portretin e saj të ëmbël në foto shumë të veçanta.

Këtë herë vogëlushja na ka dhuruar disa buzëqeshje shumë të ëmbla në një video të postuar nga Leonita ku qëndron e shtrirë në krevat.

Por një foto shumë e bukur është ajo ku vogëlushja pozon me të atin.

Ndërsa Graniti e puth në faqe, vogëlushja ka bërë një buzëqeshje shumë të ëmbël dhe kjo foto e të duve duket shumë e veçantë.

“Ajo i dashuron puthjet e babit”, shkruan Leonita krahas fotos së postuar në instagram, ndërsa shohim se ata të dy e veçanërisht vogëlushja kanë marrë komplimenta pafund.

Ayana erdhi në jetë në mes të muajit tetor të vitit që shkoi dhe solli shumë gëzim në familje.

Lajmin e bëri publik fillimisht Graniti, ndërsa më pas vetë bashkëshortja e tij ka publikuar vazhdimisht foto e video të vogëlushes e cila po rritet dhe zbukurohet dita ditës.

https://www.instagram.com/p/B8Ga66uAt4N/

Link: https://www.instagram.com/p/B8Ga66uAt4N/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/leonita.x/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6BIdPTgEN8/