ShowBiz

Surprizë bashkëshortes për ditëlindje, Arditi ka mesazhin më të veçantë për të

Bashkëshortja e moderatorit të njohur Ardit Gjebrea ka festuar gjatë ditës së djeshme ditëlindjen në një festë të organizuar enkas me këtë rast nën shoqërinë e familjarëve dhe miqve.

Vetë Arditi ka postuar në instagram një foto të bashkëshortes së tij Anilës përpara një torte gjigande ngjyrë jeshile të cilën po e mban Arditi dhe i biri.

Krahas fotos moderatori ka një urim të thjesht po shumë domethënës për të shoqen.

“Edhe flakën e qiririt e ke siç je vetë, Gëzuar ditëlindjen”, shkruan ai duke bërë tag të shoqen, ndërsa e shoqëron mesazhin me një zemër.

Mbas këtij urimi të veçantë nuk kanë munguar as mesazhet e miqve, të cilët I kanë uruar ditëlindjen Anilës.

https://www.instagram.com/p/B8E7Dh-H1fv/

Link: https://www.instagram.com/p/B8E7Dh-H1fv/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2d2Cy8HUYV/