Blero dhe Afrona festojnë sot 6 vjetorin e lidhjes së tyre dhe këtë moment e kanë kujtuar përmes një fotoje shumë të veçantë të bërë 6 vite më parë.
Këngëtari ka publikuar në instagramin e tij foton e parë me Afronën në fillimet e lidhjes së tyre, një foto bardhë e zi, ku ata të dy duket shumë të lumtur dhe të dashuruar.
Krahas fotos Blero ka një urim të veçantë për Afronën ku ndër të tjera shkruan: “Foto jonë e parë bashkë sot 6 vjet më parë. Urime 6 vjetorin gruaja ime Nga ajo ditë jam njeriu më i lumtur në botë. Ti je gjysma ime më e bukur, ti je shembulli i një njeriu shpirtpaq dhe përplot dashuri. Jam i bekuar me ty. Të dua gruaja ime dhe jam krenar me ty çdo ditë. Shpresoj të plakemi bashkë”
Këngëtari dhe modelja u martuan shtatorin e vitit që shkoi në një ceremoni madhështore buzë detit në Shëngjin ku ishin të ftuar miq dhe familjarë të shumtë.
https://www.instagram.com/p/B8H1WXnHPbo/Link: https://www.instagram.com/p/B8H1WXnHPbo/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1g0U8IH7qC/