ShowBiz

Loredana mban ende kujtime të Mozzik, ja si reagon e bija kur sheh foton e të atit

Loredana dhe Mozzik një prej çifteve më të përfolura të momentit edhe pse nuk janë më bashkë, nuk mund ta mohojnë të shkuarën kjo jo vetëm se kanë një vajzë, por edhe për çmimet që dikur kanë marrë duke kënduar bashkë.

Kështu këngëtarja vazhdon të mbajë në shtëpinë e saj çmimet që ka marrë me reperin dhe këtë sapo na e tregoi përmes disa videove të së bijës.

Reperja ka postuar në instagramin e saj disa video ku e bija shkon afër çmimeve ku sheh fytyrën e Loredanës dhe pak më tutje të Mozzik.

Ajo buzëqesh dhe shikon fillimisht nga aparati e më pas tregon me gisht Loredanën dhe Mozzik në foto.

Në sfond dëgjohet edhe këngëtarja që qesh me reagimin e së bijës.

Mozzik dhe Loredana prej disa muajsh nuk janë më bashkë, ndërsa reperja po përflitet së fundmi për një lidhje të re edhe pse ajo ende nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5fbYwXFaV5/