Ditën e enjte në 6 shkurt moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu do të ngjitet në skenën e Sanremos ku do të prezantojë krahas Amedeo si një prej 10 prezantueseve femrave që janë të ftuara në edicionin e këtij viti.
Moderatorja ndodhet tashmë në Itali, ndërsa është duke u përgatitur për mbrëmjen e madhe.
Ajo ka zbuluar ndërkaq se gjatë mbrëmjes së të enjtes do të ndërrojë dy fustane.
Fustani i parë është i markës së njohur Dolce Gabbana, ndërsa tjetrin ajo e ka mbajtur surprizë, por e ka thënë se do të jetë një brand shqiptar.
Moderatorja na ka njohur me të gjitha hapat që nga momenti që zbriti në Itali, pritjen që i bënë në hotelin ku do të qëndrojë si dhe detajet e ndryshme lidhur me prezencën e saj në Sanremo.
Alketa ka thënë edhe më herët se në Sanremo do të prezantojë, do të ketë një monolog, por edhe do të këndojë.
Ditën e enjte përveç saj së bashku me Amedeo do të jetë edhe partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.
https://www.instagram.com/p/B8JJi7YnQsx/Link: https://www.instagram.com/p/B8JJi7YnQsx/
https://www.instagram.com/p/B8HR4OKH84f/Link: https://www.instagram.com/p/B8HR4OKH84f/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6k-pBhHsuP/