Futbollisti i njohur Neymar feston sot 28 vjetorin e lindjes dhe festa për ditëlindjen e tij ka nisur disa ditë më parë.
Ai ka organizuar një festë të veçantë ku ka ftuar miq e të afërm të cilët festuan deri në orët e para të mëngjesit në një prej vende më luksoze në Paris.
Kodi i veshjes ishte me të bardha dhe të gjithë duhet të ishin të veshur vetëm me këtë ngjyrë.
Të ftuar në ditëlindjen e tij ishin edhe Anxhelina Hadërgjonal dhe Beatrix Ramosaj të cilat edhe më herët e kanë treguar miqësinë që kanë me futbollistin e njohur.
Vajzat I shohim të veshura komplet në të bardha dhe duken shumë bukur së bashku.
Në foton e postuar nga Anxhelina shohim edhe dy vajza të tjera, mikesha të modeles, ndërsa vetë ajo i uron gëzuar ditëlindjen futbollistit.
Kjo nuk është hera e parë që modelen e shohim pranë futbollistit të njohur.
Ajo ka qenë pranë tij edhe në disa festa të tjera, ndërsa e shohim të shkojë shpesh në stadium në mbështetje të skuadrës ku luan Neymar.
https://www.instagram.com/p/B8JwYrtnFdQ/Link: https://www.instagram.com/p/B8JwYrtnFdQ/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7pNS_KAjNg/, https://www.instagram.com/p/B55fpv1nc6L/