ShowBiz

Nuk do ta besoni sa vjeç bën Çiljeta, këngëtarja ditëlindjen në një ditë me të birin

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga feston sot ditëlindjen.

Festës së saj tashmë prej 7 vitesh i bashkohet edhe i biri Fernando i cili e ka ditëlindjen në një ditë me të.

Këngëtarja feston sot 35 vjetorin edhe pse mund të themi me bindje të plotë se nuk e tregon aspak moshën, ndërsa Fernando bën 7 vjeç.

Këngëtarja është uruar nga disa miq dhe të afërm të saj  dhe një pjesë të urimeve si për veten ashtu edhe për Fernandon ajo i ka publikuar në instagramin e saj.

Çiljeta ende nuk e ka zbuluar se si do të festojnë sot ajo dhe Fernando, prandaj na mbetet vetëm të presim se çfarë ka planifikuar këngëtarja apo miqtë e të afërmit e saj.

Link: https://www.instagram.com/ciljetaxhilaga/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B76nryhg5m2/