Këngëtarja e njohur Ana Kabashi e ftuar në Glamour Zonë nga Ester Bylyku ka rrëfyer gjithçka mbi jetën e saj, karrierën në muzikë, vendimet e rëndësishme që i është dashur të marrë si dhe histori jo fort të këndshme.
Një prej tyre është edhe një histori me ish të dashurin e saj i cili e përndiqte pas ndarjes aq shumë saqe e ka detyruar këngëtaren të shkonte në polici.
Ana rrëfen se në fillim policët nuk e kanë besuar pavarësisht se ajo kishte shkruar duke qarë.
I është dashur të shkonte sërish me të ëmën që ata ta besonin.
Këngëtarja thotë se fatmirësisht ajo çështje u mbyll mirë, por i bën thirrje forcave të rendit që ti besojnë vajzat kur denoncojnë histori të tilla pasi mund të ndodhi më e keqja.
Gjatë intervistës Ana ka treguar sërish pendimin për ndërhyrjen estetike në hundë duke u shprehur kundër ndërhyrjeve dhe duke ju thënë femrave që ta pranojnë veten ashtu siç janë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=Srdm0ES44Bg&feature=emb_err_watch_on_yt
Burimi i fotos: https://kinkazoid.com/