Emisioni i pasdites në Top Channel i është dedikuar çifteve, marrëdhënies së tyre si dhe konflikteve që lindin veçanërisht të dielave.
Të ftuar në studio ishte ish arbitri Lorenco Jemini me të shoqen Sofian, ish banorët e big brother Xhensila Pere dhe Anaid Kaloti si dhe Artenisa Ozaj.
Ajo që i bëri të gjithë qeshnin me lotë ishte deklarata e ish arbitrit për vjehrën.
Ai tha se kanë jetuar gati 8 vite me vjehrën dhe se ajo e llastonte më shumë se e shoqja duke i sjellë çdo mëngjes ujë të ngrohtë me limon, gjë që bashkëshortja e tij nuk e bënte.
Lorenco ka shkaktuar të qeshura në studio ndërsa tha se aq shumë e llastonte vjehra saqë nuk i binte ndërmend për gruan.
Ai shton gjithashtu në fund se që kur ka ikur vjehra është mërzitur shumë duke e bërë publikun po edhe të ftuarit të shpërthejnë në të qeshura.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=ailMR6CPpAU&feature=emb_err_watch_on_yt
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8L4dSFAVHg/