Mbrëmja e djeshme ka ngjitur në skenën e famshme të Ariston edhe partneren e Cristiano Ronaldos modelen simpatike Georgina Rodrigues.
Gergina ka veshur gjatë mbrëmjes dy fustane shumë të bukura duke shkëlqyer në skenë.
Një prej tyre ishtë i bardhë, me bustin e zbuluar dhe me një të çarë të theksuar duke i vënë në pah linjat e saj perfekte.
Ndërsa fustani i dytë ishte sërish në formë busti por në ngjyrë ari me një disegno të veçantë.
Këto fustane janë stiluar nga një stilistja e njohur kosovare Lia Stublla.
Ka qenë vetë stilistja që e ka dhënë një njoftim tillë duke shpërndarë në instagram fotot e Georginës me fustanet e saj.
Bashkë me modelen në skenën e Ariston është ngjitur gjatë ditës së djeshme edhe moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu e cila ka prezantuar, ka kënduar dhe ka mbajtur një monolog në skenën e Sanremos.
https://www.instagram.com/p/B8Q21KGh6v4/Link: https://www.instagram.com/p/B8Q21KGh6v4/
https://www.instagram.com/p/B8Qw6nzhBUz/Link: https://www.instagram.com/p/B8Qw6nzhBUz/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8PUqqEoJ9a/