ShowBiz

Pas ndarjes së bujshme Stine tregon për herë të parë kush e hodhi hapin e pajtimit

Stine dhe Graziela janë ribashkuar një vit pas ndarjes dhe këtë e deklaruan për herë të parë në “Shiko kush luan”, ku ishin të ftuar të dy si çift.

Këtë herë këngëtari i ftuar në emisionin “Zone e lirë” në “Tv Klan”, rrëfeu se si erdhi pajtimi mes tyre dhe se kush e hodhi hapin e parë.

I pyetur nga moderatori i emisionit, Stine tha se një lidhje ka fazat e veta, të dy u penguan, u përplasën dhe të dy bashkë hodhën njëkohësisht hapin drejt pajtimit.

Stine dhe Graziela edhe pse të ndarë ruanin një raport shumë të mirë me njëri tjetrin pasi kanë një vajzë së bashku.

Vogëlushja Estia erdhi në jetë gati 4 vite më parë dhe tashmë është rritur dhe është bërë nje bukuroshe e vërtetë të cilën e shohim herë pas herë në ndonjë foto të së ëmës në instagram.

https://www.instagram.com/p/B74b6vnnzri/

Link: https://www.instagram.com/p/B74b6vnnzri/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B66OcjWgB3o/