Robert Berisha ishte i ftuar këtë të dielë në emisionin “E Diell” në “Top Channel”, ku nuk i shpëtoi dot pyetjes nëse është I lidhur apo jo me dikë tjetër, pas ndarjes nga Nora.
Këngëtari pohoi edhe njëherë se nuk është në një lidhje dhe as nuk është në kërkim, madje i ka shokuar të gjithë kur tha se është në kërkim të një mashkulli, ta provojë një lidhje me një mashkull.
Sigurisht që kjo ka qenë një batutë, të cilën vetë Roberti e ka sqaruar më pas, ndërsa tha se është më mirë një deklaratë e tillë që bën për të qeshur sesa deklaratat e tjera mbi marrëdhëniet femër mashkull që shkaktuan mjaft debat.
Këngëtari shtoi gjithashtu se që prej një viti që është ndarë nga Nora nuk ka pasur një lidhje tjetër, ndërsa ka folur edhe për Renee së cilës nuk e dinte se si do ti përgjigjej nëse do ti kërkonte një motër ose vëlla, por tha se ajo është e lumtur dhe ka gjithë vëmendjen e mundshme nga prindërit e saj.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=4gisUb25B6k
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx76VW0HhBk/