ShowBiz

Modelja bën tatuazh në krah fytyrën e presidentit..

Të bësh tatuazh në trup fytyrën e një personazhi të njohur kryesisht në fushën e artit është diçka që e kemi parë të ndodh shpesh, por të bësh tatuazh fytyrën e një politikani dhe aq më tepër nga një femër është diçka që nuk na i kanë zënë sytë më parë.

Modelja kosovare Suzana Tahiri ka bërë tatuazh në krah fytyrën e Hashim Thaçit, një surprizë që do ta zbulonte në ditën e pavarësisë së Kosovës, por që tashmë është detyruar ta publikojë më herët, pasi surpriza e saj u zbulua nga mediat.

Modelja ka postuar në Facebook disa foto të krahur të saj me fytyrën e presidentit të Kosovës ndësa shkruan: “Meqënëse kjo tattoo është bërë për të qenë surprizë për ditën e pavarësisë dhe presidentin e Kosovës, pasi e pashë se fotoja është publikuar sot, unë deklaroj se ajo tattoo më përket mua dhe do ta mbaj deri në fund të jetës dhe ja dedikoj njeriut( figurës së madhe të shtetit) shkëqesia Hashim Thaçi”.

Këto foto të modeles dhe fjalët e saj për presidentin janë komentuar nga miqtë dhe fansat e saj, të cilët janë befasuar nga veprimi i saj, por edhe e kanë komplimentuar për guximin.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3397876876948926&set=pcb.3397877206948893&type=3&theater

Link: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3397876876948926&set=pcb.3397877206948893&type=3&theater

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3308995085837106&set=t.100001799421418&type=3&theater

Link: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3308995085837106&set=t.100001799421418&type=3&theater

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/selective-focus-photography-of-tattoo-artist-drawing-a-tatoo-1304469/