Grimieri i njohur James Charles ka vendosur të shndërrohet në këngëtaren Dua Lipa vetëm përmes grimit.
Në një video të hedhur në kanalin e tij në YouTube, James tregon hap pas hapi të gjitha hapat që ndjek për t’u transformuar dhe për t’u dukur njësoj si këngëtarja.
Ai fillon të trukohet në të njëjtën mënyrë si Dua në klipin e saj të fundit dhe në fund vendos një paruke njësoj si flokët e saj gjysma bionde dhe gjysma të zeza.
Grimieri mban veshur gjithashtu një prej bluzave që Dua ka përdorur në klipin e këngës së fundit dhe e ka përshtatur grimin me ngjyrën e bluzës.
Në fund të videos është befasuese mënyra se si transformohet grimieri dhe se si nuk ka asnjë dallim nga këngëtarja.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=iwL2foWdUMU&feature=youtu.be
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8JdR-zBIRE/