ShowBiz

Almeda feston ditëlindjen, Tolga poston urimin dhe videon më të ëmbël së bashku

Modelja shqiptare Almeda Abazi feston sot 28 vjetorin e lindjes dhe i pari që e ka uruar është bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman.

Kjo ditë përkon edhe me tre vjetorin e martesës së tyre, pasi modelja dhe aktori lidhën kurorë pikërisht në 25 vjetorin e lindjes së saj në një ceremoni madhështore në Los Angeles.

Aktori ka postuar në instagram një video ku shfaqet duke e përqafuar dhe puthur modelen e cila ka kujtuar 3 vjetorin e martesës së tyre, ndërsa aktori shkruan se “Fatmirësisht bota e tij është shumë e bukur”, duke ju referuar bashkëshortes së tij Almedës.

Ata të dy kanë gjithashtu edhe një djalë që erdhi në jetë disa muaj më parë, ndërkaq Almeda ka marrë më pas urime të shumta nga miq dhe familjarë të cilët kanë shpehur urimet më të veçanta për modelen

Link: https://www.instagram.com/almeda92/

Burimi i fotos: