Aktualitet

Burri më i vjetër në botë tregon sekretin e jetëgjatësisë, nuk do ta besoni sa vjeç është

Chitetsu Watanabe japonezi më jetëgjatë në planet muajin që vjen mbush plot 113 vjeç.

Ai ka hyrë në rekordet botërorë të Guinness si njeriu më i vjetër në tokë dhe për këtë ka marrë edhe një dhuratë ditëlindjeje pak më herët.

Në një intervistë të dhënë një vit më parë, ai tha se sekreti i jetgjatësisë së tij është fakti që nuk mërzitet dhe as nuk acarohet ndonjëherë, por gjithmonë buzëqesh pavarësisht vështirësive të jetës.

Ai i dashuron ëmbëlsirat dhe për një kohë të gjatë ka punuar në një pastiçeri, më pas ka punuar në një zyrë agriculture në qeverinë japoneze.

Burri më i vjetër në botë ende i gjallë ka qenë gjithashtu ushtar gjatë luftës së dytë botërore.

Ai ka 5 fëmijë dhe në 5 mars të këtij viti bën 113 vjeç.

Link: https://edition.cnn.com/2020/02/12/health/oldest-living-man-guinness-wellness-trnd/index.html

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/people-walking-near-trees-2253911/