Lifestyle

Metodat më të mira për të luftuar pagjumësinë, ja çfarë duhet të bëni

Shumë persona vuajnë sot nga pagjumësia dhe e kanë të vështirë të kontrollojnë.

Kjo dukuri ndikon negativisht në jetën e tyre, duke i bërë që të ndiejnë vazhdimisht lodhje dhe të japin gjithnjë e më pak produktivitet në punë.

Por sigurisht që ka disa metoda për ta luftuar pagjumësinë dhe konkretisht një person që e ka të vështirë të flejë duhet të ndjekë një rregjim të rreptë.

Si fillim duhet të bëni një rutinë zgjimi duke fjetur dhe duke u zgjuar gjithmonë në të njëjtën orë.

Eleminoni alkolin, nikotin dhe substancat e tjera të cilat ju lënë pa gjumë.

Nuk duhet të bëni gjumë në pasdite, pasi kështu do të ngeleni pa gjumë gjithë natën.

Ushtrohuni vazhdimisht të paktën një gjysmë ore gjatë ditës.

Mos hani dhe pini, pak para se shtriheni për gjumë pasi do të jetë e pamundur t’ju zëjë gjumi me stomakun plot.

Sigurohuni gjithashtu që dysheku dhe jastëku të jenë të rehatshëm, pasi kjo është thelbësore për një gjumë të mirë.

Për të bërë një gjumë të mirë duhet gjithashtu të mundoheni të reduktoni stresin, të paktën para se të shtriheni për të fjetur duhet të shmangni patjetër analizimin e problemeve.

Link: https://www.webmd.com/women/guide/insomnia-tips

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/woman-sleeping-935777/