Lifestyle

Nëse keni këto shenja, trupi juaj është i mbushur me toksina

Të gjithë jemi të ekspozuar ndaj toksinave në përditshëmërinë tonë dhe padyshim të gjithë kemi nivele të ndryshmesh helmesh në organizëm.

Por nëse trupi juaj është i tejmbushur me toksina janë disa shenja treguese që e tregojnë qartë këtë gjë.

Më konkretisht një tregues i lartë i toksinave në trup janë problemet me memorien, fakti që harroni shpesh dhe është e pamundur të kujtoni detaje apo edhe ngjarje që kanë ndodhur së fundmi.

Problemet me tretjen janë gjithashtu një tregues që ju keni nivel të lartë toksinash në trup.

Ndjenja e vazhdueshme e lodhjes edhe pse flini 8 orë dhe bëni një gjumë të qetë, tregon se duhet të merrni masa për të zhdukur toksinat.

Një tjetër dallues është edhe ndjeshmëria ndaj aromave dhe veçanërisht ndaj kimikateve.

Në të gjitha këto raste është e nevojshme të merrni masa urgjente duke përgatitur si fillim pije detoks të cilat janë shumë efektive nëse i përdorni vazhdimisht.

Link: https://www.bustle.com/p/7-subtle-signs-of-toxin-overload-in-your-body-12137633

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/man-working-using-a-laptop-2696299/