ShowBiz

U tha se aksidentoi një kalimtare dhe u largua, reagon për herë të parë Ilda Bejleri

Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi që moderatorja Ilda Bejleri kishte aksidentuar me makinën e saj një kalimtare në një nga rrugët e kryeqytetit dhe se ishte larguar pa u ndalur.

Zonja e aksidentuar ndodhet aktualisht në spital ndërsa thuhet se ka denconuar moderatoren, por kjo e fundit ka reaguar ashpër ndaj mediave që postuan lajmin duke e mohuar fillimisht ndërsa më pas ka sqaruar si kanë rrjedhur ngjarjet.

Kështu moderatorja ka sqaruar se në fakt makina e saj ishte e ndaluar dhe zonja në tentativë për të kaluar rrugën është rrëzuar.

Ajo ka ftuar të gjithë të interesuarit të shikojnë kamerat e sigurisë për të parë se çfarë ka ndodhur vërtetë ndërsa thotë se nuk ka qenë aspak shkaktare për atë çfarë ndodhi e megjithatë ka ndaluar pavarësisht se nuk është përgjegjëse për njerëzit që rrëzohen në rrugë.

Moderatorja është revoltuar ndaj mediave të cilat sipas saj kanë trilluar të gjithë lajmin dhe për fat të saj kamerat e rrugës kanë nxjerrë të vërtetën.

Link: https://www.instagram.com/ildabejleri/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7f26JKjTO8/