Një vajzë katër vjeçare me sindromën Dawn ka sfiduar mjekët duke u bërë një modele pasi ata i thanë nënës së saj se ajo nuk do të jetojmë kurrë një jetë normale.
Cara Brown u diagnostikua pak pas lindjes me sindromën Dawn e njohur ndryshe edhe si trisomia 21 e cila është një çrregullim i kromozomit që sjell vonesa në zhvillim.
Ky lajm ishte shokues për prindërit e Carës të cilëve ju tha gjatë shtatëzanisë se shanset që fëmija të lindë me sindromën daën ishin shumë të vogla.
Por pavarësisht këtyre problemeve, vogëlushja duket se ka sfiduar mjekët duke filluar që tani të pozojë si modele dhe të jetë madje e suksesshme.
Mamaja e saj tha se vogëlushja po ja del mbanë për mrekulli dhe ajo do të donte të kthehej mbrapa në kohën kur ajo lindi dhe ti thoshte vetes atëherë se Cara do të bëhet një vajzë e mrekullueshme dhe se do t’ja dali mbanë në jetë.
Vogëlushja tashmë është gjithashtu edhe pjesë e një fushatë që po edukon mjekët dhe infermierët që t’ua lehtësojnë dhimbjen prindërve kur ju thonë se fëmija e tyre ka sindromën Dawn, duke u bërë shembull që një fëmijë i tillë mund t’ja dali mbanë dhe mund të jetë i suksesshëm në jetë.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photo-of-baby-laying-on-fleece-blanket-3341189/