ShowBiz

Kejsi tha se sot është një ditë si gjithë të tjerat, por Stresi mendon ndryshe, ja çfarë bën..

Reperi Stresi dhe Kejsi janë një prej çifteve më të përfolura të momentit.

Ende nuk e dimë nëse janë rikthyer bashkë, por disa veprime të reperit të lënë të mendosh se ata mund ta kenë rregulluar marrëdhënien mes tyre.

Kur u pyet për ditën e Shën Valentinit, Kejsi tha se e konsideron një ditë si gjithë të tjerat dhe për më tepër është në punë, ndërsa Stresi ka një tjetër mendim.

Ai ka postuar në instagramin e tij një foto të vjetër me Kejsin ku ishin ende bashkë dhe shumë të dashuruar.

Nuk ka shkruar asnjë gjë, por kjo foto flet vetë dhe nuk ka nevojë për koment, aq më tepër postuar në ditën e Shën Valentinit duket qartë një mesazh për të dashurën e tij  në ditën e të dashuruarve.

Link: https://www.instagram.com/stresi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6gDmjnpkF4/https://www.instagram.com/p/Btyqy2vAtQ3/