Vesa Luma dhe Big Basta janë një prej çifteve më të dashura për publikun.
Ata u martuan disa vite më parë dhe po jetojnë aktualisht në Zelandën e Re së bashku me djalin e tyre.
Këtë Shën Valentin, Vesa ka përgatitur një video shumë të veçantë ku shfaqet së bashku me Big Bastën të cilit i thotë “Të dua”.
“Unë të dua më shumë”, thotë Big Basta, dhe këto fraza I përsërisin disa herë deri sa këngëtari i thotë Vesës se ajo është duke parë nga kamera dhe për pasojë po i thotë të dua vetes.
Në këtë moment Vesa kthehet nga Bigu dhe i thotë atij të dua duke e parë në sy.
Krahas videos këngëtarja thotë se ata të dy nuk i kanë punët mirë me rrjetet sociale, por urimin e vërtetë do t’ja japë në shtëpi.
Ata janë bërë prindër të një djali katër vite më parë me të cilin postojnë vazhdimisht foto e video të shumta.
https://www.instagram.com/p/B8ipvVBJw1A/Link: https://www.instagram.com/p/B8ipvVBJw1A/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/2_2m-aKOTt/