Enrique Iglesias dhe partnerja e tij tenistja Anna Kournikova u bënë prindër të një vajze disa ditë më parë.
Çifti ishin prindër të dy binjakëve një vajze dhe një djali, por tashmë e kanë shtuar familjen me një tjetër vajzë.
Këngëtari dhe partnerja e tij nuk kishin postuar deri tani asnjë foto nga vogëlushja dhe postimi i këngëtarit me foton e vajzës së posalindur nga materniteti është gjëja më e bukur që na kanë zënë sytë.
Enrique shfaqet me uniformën e spitalit dhe me maskë në fytyrë, ndërsa mban në duar vajzën dhe shkruan: “Drita ime e diellit”.
Kjo foto është pëlqyer dhe komentuar nga mijëra fansa të këngëtarit të cilët e kanë uruar për ardhjen në jetë të fëmijës së tretë.
Vajza erdhi në jetë në 30 janar, por të gjithëve ju erdhi e papritur, pasi shume pak e dinin se Anna ishte shtatëzanë sërish.
https://www.instagram.com/p/B8hEdz6BmR_/Link: https://www.instagram.com/p/B8hEdz6BmR_/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B01TWvCBdZA/