ShowBiz

Puthje për Shën Valentin, Bieta dhe Albani postojnë fotot më romantike së bashku

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi janë një prej çifteve më të njohura të ekranit.

Ata janë bashkë prej vitesh dhe kanë një djalë së bashku.

Këtë Shën Valentin moderatorja ka zgjedhur të postojë disa foto shumë të veçanta gjatë pushimeve të tyre fundjavën e kaluar në malin e Tomorrit.

Ata të dy pozojnë duke u puthur në buzë dhe moderatorja që ka postuar fotot shkruan: “Në prag të Shën Valentinit mund t’ja lejojmë vetes disa foto të tilla”

Në fakt me një sfond të bukur mbrapa tyre dhe super të dashuruar, ata të dy kanë sjellë disa foto shumë të veçanta dhe duken një prej çifteve më perfekte këtë Shën Valentin.

Miqtë dhe fansat e tyre nuk kanë humbur rastin ti komplimentojnë duke i konsideruar shumë të bukur bashkë, një çift perfekt.

https://www.instagram.com/p/B8haAmPnU1c/

Link: https://www.instagram.com/p/B8haAmPnU1c/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8XN4lFn1WD/