Elita dhe Gjiko kanë vendosur ta festojnë Shën Valentinin në qytetin e dashurinë në Verona.
Ata kanë mbërritur aty që ditën e djeshme së bashku me vogëlushin Zëri ndërsa po eksplorojnë qytetin.
Reperi ka shpërndarë disa video duke shëtitur rrugëve të Veronës së bashku me vogëlushin i cili shikon gjithë habi.
Por ajo që na bëri më shumë përshtypje është një video ku Gjiko i vendos dorën në gojë vogëlushit dhe i mëson të lëshojë tinguj duke përplasur dorën tek buzët.
Në fillim të videos tingujt i lëshon Zëri, ndërsa dorën në buzët e tij e përplas Gjiko, por në momentin që reperi bën aaaa, vogëlushi vë dorën para gojës për të imituar të atin.
Mënyra se si reagon do t’ju bëjë të qeshni me lotë dhe duhet pranuar se e ka mësuar menjëherë lojën dhe ka filluar ta përsërisë në mënyrë perfekte.
Link: https://www.instagram.com/gjikotheflyboy/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2Md26mAk93/