ShowBiz

Arbenita pozon e lumtur me dhuratën e Feros, ja çfarë ka menduar reperi për të

Arbenita Ismajli dhe reperi Fero janë një prej çifteve më të përfolura të momentit.

Ata janë bashkë prej kohësh dhe pavarësisht thashethemeve nuk janë ndarë asnjëherë.

Këtë Shën Valentin e kanë festuar ashtu si çdo çift dhe sigurisht që nuk kanë munguar dhuratat.

Modelja ka marrë një tufë gjigande me lule, zemra e tullumbaca, ndërsa shfaqet shumë e lumtur për dhuratën e marrë nga reperi.

Fero dhe Arbenita kohët e fundit kanë filluar ta shprehin hapur dashurinë, ndërsa i shohim gjithnjë e më të dashuruar me njëri tjetrin.

Link: https://www.instagram.com/arbenitalsmajli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8jImUKlk7z/