ShowBiz

Blero surprizon Afronën për Shën Valentin, por modelja nuk ka qejf të festojë në këtë ditë

Afrona dhe Blero një prej çifteve më të dashura për publikun, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë një vit më parë në një ceremoni në bregdet.

Ata të dy i shohim shpesh bashkë duke i shprehur madje dashurinë njëri tjetrit në çdo ditë.

E në fakt nuk kishte si të mungonin dhuratat dhe surprizat edhe në ditën e të dashuruarve.

Blero i ka dhuruar bashkëshortes së tij një tufë me lule e zemra dhe një arush.

Krahas dhuratës Afrona shkruan: “Unë i dashuroj lulet dhe im shoq e di këtë. Për mua Shën Valentini është një ditë normale dhe nuk duhet të jetë e vetmja ditë kur dhuroni lule dhe dashuri. Nuk është një ditë që më pëlqen ta festoj, por ai më surprizoi sërish me lule. Dashuria është si një lule, ka nevojë për vëmendje dhe përkujdesje. Nëse nuk e ujisni mjaftueshëm, do të fillojë të vyshket. Gëzuar ditën e dashurisë!”

Modelja ka dashur të japë një mesazh shumë unik për këtë ditë, duke kërkuar kështu që njerëzit të dashurojnë përditë dhe jo njëherë në vit.

https://www.instagram.com/p/B8jfnk5JM3D/

Link: https://www.instagram.com/p/B8jfnk5JM3D/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8JSd_Kp0LL/