Lifestyle

E vërteta e hidhur për tharëset e duarve, nuk janë aspak higjenike

Një grup studiuesish anglezë pak kohë më parë arritën në përfundimin që tharëset e duarve në tualetet e bare dhe restoranteve, nuk janë aspak higjenike.

Një person që lan duart pas përdorimit të tualetit dhe pastaj vendos ti thatë ato përmes tharëseve me ajër, del më i papastër nga tualeti sesa kur hyri.

Kjo sipas ekspertëve ndodh pasi tharëset e duarve përçojnë qindra baktere dhe mikrobe të rrezikshme, duke bërë që larja e duarve pasi keni hyrë në duart të jetë totalisht e kotë.

Nga studimi rezultoi se në tualetet ku përdoren këto lloj tharësesh qarkullonin 27 herë më shumë mikrobe në ajër sesa në ato tualete ku përdoren letrat për të tharë duart.

Ky eksperiment është kryer edhe në banjot e spitaleve, ku situata është edhe më e rëndë dhe ku qarkullimi i mikrobeve është shumë herë më i lartë se në banjat e restoranteve.

Link: https://health.clevelandclinic.org/the-dirty-truth-about-hand-dryers/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/d6LzDABxP6I