Aktori dhe producenti i njohur i Hollywood Quentin Tarantino është bërë baba për herë të parë në moshën 56 vjeçare.
Ai dhe bashkëshortja e tij Daniella Pick u bënë prindër për herë të parë pas ardhjes në jetë të një djali.
Quentin dhe Daniella janë së bashku që prej 2009, ndërsa lidhën kurorë vetëm një vit e gjysmë më parë në një ceremoni të veçantë mes miqsh e familjarësh.
Ata e njoftuan që ishin në pritje të një fëmije që në Gusht të vitit që shkoi.
Tarantino ka thënë vite më parë se martesën apo ardhjen në jetë të një fëmije, nuk e shihte në planet e tij të afërta për shkak të karrierës dhe impenjimeve të tij në botën e kinematografisë.
Tashmë vite më vonë duket se erdhi momenti i duhur edhe për producentin e njohur i cili është bërë për herë të parë me fëmijë me partneren e tij 35 vjeçare.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/baby-holding-human-finger-225744/