ShowBiz

Dafina guxon sërish me pamjen, nuk do ta besoni si duket këtë herë

Këngëtarja Dafina Zeqiri është e njohur për ndryshimet e shpeshta në look.

Nuk ka model apo ngjyrë flokësh që ajo nuk e ka provuar.

Flokët e saj kanë qenë të shkurtra, të gjata, tullace, bionde, brune, blu, të kuqe, gështenjë, ndonjëherë edhe disa ngjyra.

Pra mund të themi me bindje të plotë se ajo është personazhi publik që ka eksperimentuar më shumë se kushdo tjetër.

Këtë herë ka vendosur që të shfaqet me modelin e flokëve të Tokyo, personazh i serialit “Casa de Papel”.

Ajo ka postuar në instagram një foto ku shfaqet me flokët e shkurtëra të zeza stiluar njësoj si Tokio, ndërsa pyet fansat nëse është ajo apo personazhi i njohur.

Nëse do ta shohim me vëmendje këngëtarja në fakt duket thuajse identike me aktoren e famshme spanjolle.

Link: https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8WiNj6hR-E/