Mozzik dhe Loredana janë prindër të vogëlushes Hana e cila prej pak kohësh ka mbushur një vit dhe tashmë ka filluar të belbëzojë fjalët e para.
Në një video të postuar në instagram nga reperi, vogëlushja është duke përsëritur fjalën babi dhe po buzëqesh e lumtur.
Ata të dy duken shumë të lumtur së bashku, ndërsa Mozzik është shumë i emocionuar që e bija e ka thirrur në emër dhe falënderon Zotin.
Vogëlushja pasi e mëson fjalën babi e përsërit disa herë në mënyrë perfekte, duke e bërë videon një prej më të bukurave të tij.
Loredana dhe Mozzik edhe pse janë ndarë, janë gjithmonë pranë së bijës.
Hana qëndron me Loredanën, megjithatë shpesh herë e kemi parë edhe me reperin i cili poston herë pas herë, foto e video me të bijën.
https://www.instagram.com/p/B86W4Q5FsbC/Link: https://www.instagram.com/p/B86W4Q5FsbC/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7lSMaKFniP/