ShowBiz

“Taramelja” rikthehet “Në Kurthin e Piter Pan”, nuk do ta besoni sa ka ndryshuar…

Një prej fëmijëve që spikati më shumë në edicionin e kaluar të spektaklit për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan”, ishte Xhejson Bafti ose i njohur ndryshe me pseudonimin “Taramelja”.

Vogëlushi ka qenë në qendër të vëmendjes një vit më parë për shkak të zgjuarsisë, mënyrës së të folurit, por edhe problemeve të tij financiare të cilat e shndërruan në fëmijën më të famshëm.

Vogëlushi duket se do të rikthehet edhe këtë sezon dhe do ta shohim pikërisht gjatë mbrëmjes së sotme.

Vetë Alketa ka postuar në instagram disa video të fëmijëve ku mes tyre është edhe Xhejson i cili thotë se këtë vit nuk ka më emocione pasi tashmë është mësuar me skenën.

“Shikoni sa çun i madh është bërë”, shkruan Alketa krahas videos ku shfaqet Taramelja i cili është veshur me një kostum bezhë me kuadrata në ngjyrë kafe dhe duket një zotëri i vogël shumë i këndshëm.

Link: https://www.instagram.com/alketavejsiu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bz8kYp0Acis/