Këngëtarja Samanta Karavella ka qenë e ftuar gjatë mbrëmjes së djeshme në spektaklin e së hënës në “TV Klan”, ku është përballur me pyetjet e pafajshme të fëmijëve.
Përveç pyetjeve këngëtarja është përballur me një kërkesë të pazakontë nga një vogëlushe.
Ajo e ka pyetur këngëtaren nëse është beqare, sepse edhe daja i saj është beqar.
Vogëlushja madje e ka pyetur këngëtaren nëse e do numrin e telefonit të dajës së saj.
Kjo kërkesë ka shkaktuar të qeshura në publik e madje edhe vetë këngëtarja ka filluar të interesohet me humor duke e pyetur vajzën se me çfarë merret daja dhe çfarë moshe ka.
Në fund këngëtarja i ka thënë vajzës se këtë çështje do ta diskutojnë pas Piter Panit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=RE8t0PV7e6k
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzgCUywpt4Y/