Aktualitet

Motra e Kobe Bryant bën tatuazhin më unik për nder të vëllait dhe mbesës

Ylli i Basketbollit Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna humbën jetën gati një muaj më parë pasi helikopteri ku ata udhëtonin u rrëzua duke lënë të vdekur në vend legjendën e basketbollit, të bijën dhe 8 persona të tjerë.

Ngjarja në fjalë ka prekur mbarë botën dhe ka lënë dhimbje sidomos për familjarët.

Motra e tij Sharia Washington ka vendosur që të gdhendë në trupin e saj një tatuazh mjaft domethënës në ndër të mbesës dhe vëllait të saj.

Ajo ka postuar një foto të këtij tatuazhi i cili është një gjarpër në formën e infinitit ndërsa në dy skajet shohim numrin 2 dhe 24, numrat e fanellave të Gigit dhe Koby.

Humbja e Kobe Bryant dhe të bijës që kishte vendosur të ndiqte hapat e tij në sportin e basketbollit la një boshllëk të madh sidomos tek familjarët, tek miqtë dhe kolegët të cilët e kanë përjetuar shumë humbjen e tyre.

https://www.instagram.com/p/B9DUWe3HyKI/

Link: https://www.instagram.com/p/B9DUWe3HyKI/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7_3UADHT3-/