Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj i dhanë fund romancës së tyre në fund të vitit që shkoi.
Këtë e pranuan të dy duke deklaruar në intervista të ndryshme se janë single, por nuk dhanë më shumë detaje mbi arsyet e ndarjes.
Aktori ndërkaq u përfol direkt pas ndarjes për një lidhje të re, por që e mohoi duke deklaruar se personin në fjalë e njihte shumë pak.
Së fundmi në emisionin 3-shat ishte e ftuar këngëtarja Samanta Karavella e cila së bashku me dy vëllezërit binjak ka inskenuar realizimin e një videoklipi të këngës së saj të fundit.
Vëllezërit ishin regjisorët e klipit, ndërsa Romeo aktori kryesor që gjatë inskenimit shfaqet pranë Samantës duke kërcyer dhe duke u hequr si personi për të cilin këndohet kjo këngë që është një baladë e këngëtares.
E gjitha ishte e inskenuar në formë humori dhe madje në fund të skeçit humoristik kur dy vëllezërit i tregojnë produktin final këngëtares fillojnë të bëjnë pazar për çmimin duke i dhënë madje mundësinë ta paguajë me këste.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=JDs-7-dJ-4k&t=2s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B70mtacFby6/