Këngëtarja Samanta Karavella ishte e ftuar në emisionin 3-shat me Bora Zemanin dhe vëllezërit Veshaj.
Gjatë intervistës me Borën këngëtarja ka zbuluar projektet e saj muzikore, detaje mbi jetën private si dhe koncertet që realizon.
E pyetur nga moderatorja se sa fiton gjatë një koncerti, këngëtarja me shaka ka thënë se rrumbullak gjithë vitin shkon 200 mijë euro.
Megjithatë e gjitha ka qenë një shaka pasi shifrën e vërtetë Samanta nuk e ka zbuluar, megjithatë ka thënë se këngëtarët nuk janë dhe aq të pasur sa çmund të mendohet.
Këngëtarja i ka thënë me humor Borës se do ta zbulojë shifrën që fiton në koncerte pas kuintave.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=JDs-7-dJ-4k&t=2s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzgCUywpt4Y/