6 vite më parë bota e muzikës në Shqipëri do të tronditej për shkak të largimit nga jeta në moshë të re të Dr Florit.
Ai humbi jetën në moshën 35 vjeçare duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.
Flori la pas gjithashtu edhe një kontribut me vlerë në fushën e muzikës me këngë që edhe sot vazhdojnë të dëgjohen me të njëjtin intensitet.
Sot ishte ditëlindja e tij dhe nëse do të ishte gjallë do të festonte 41 vjetorin.
Miku i tij Landi ka shpërndarë në instagram një foto të Dr Florit ndërsa tregon datën e sotme dhe vitin e tij të lindjes duke kujtuar kështu ditëlindjen e këngëtarit.
Ndërkaq të shumtë janë miq dhe kolegë të Landit të cilët e kujtojnë me nostalgji Dr Florin si dhe kontributin që ai la në muzikë.
https://www.instagram.com/p/B9Gnza3lkch/Link: https://www.instagram.com/p/B9Gnza3lkch/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BfqE28vFA3J/